Ka ndërruar jetë 50-vjeçari që tërhoqi qenin zvarrë me makinë në mes të rrugës më datë 14 Shtator në Sukth të Durrësit.

Burimet nga policia bëjnë me dije se 50-vjeçari me iniciale F.P. ishte dërguar në spital pa shenja jete. Paraprakisht, dyshohet se viktima kishte pësuar atak kardiak. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Dibrës.

50-vjeçari ishte proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Durrësit për veprën penale të keqtrajtimit të kafshëve, si dhe u gjobit në bazë të Kodit Rrugor.

Mësohet se pas ngjarjes që shkaktoi reagim publik, 50-vjeçari ishte larguar nga Sukthi dhe qëndronte në Dibër. /tvklan.al