Lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Lëkundje të lehta tërmeti u ndjenë pasditen e së shtunës, rreth orës 18 e 06 minuta në Durrës dhe Tiranë. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti ishte me magnitudë 3.4 dhe epiqendra e tij ishte në Hamallaj të Durrësit.

Lëkundjet kanë shkaktuar vetëm panik te qytetarët, ndërsa nuk është raportuar për dëme material.

Ndërkohë që pas këtij tërmeti në territorin e Shqipërisë ka patur edhe disa lëkundje të tjera sizmike me një fuqi më të ulët.

Tv Klan