Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter ka goditur Kroacinë mëngjesin e kësaj të hëne. Lëkundjet sizmike u ndjenë më tepër në kryeqytetin Zagreb.

Nga tërmeti janë dëmtuar disa ndërtesa, raportojnë mediat vendase. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.

Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti e kishte epiqendrën 50 kilometra në Jug të Zagrebit.

Pas tërmetit të madh, vendi u lëkund nga një tërmet tjetër me magnitudë 4.9. Tërmeti u ndje edhe në Bosnje-Hercegovinë. /tvklan.al