Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë tronditi Turqinë lindore mbrëmjne e së enjtes, raporton media “Anadolu Agency”.

Lëkundjet e tërmetit kanë rënë në provincën Elazıg në lindje të Turqisë.

Në një deklaratë për mediat Autoritetit për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tha se tërmeti ka qenë me epiqendër në qytezën Sivrice në orën 20:31 sipas kohës lokale, në një thellësi 9.4 kilometra.

Fatmirësisht nga lëkundjet nuk ka viktima, apo persona të lënduar, por vetëm dëme materjale, tha Guvernatori i Elazig, Cetin Oktay Kaldirim./tvklan.al