Një tërmet i fortë goditi sot Turqinë, duke shkaktuar të plagosur dhe dëme materiale. Të paktën 39 persona mbetën të plagosur nga tërmeti që goditi krahinën juglindore të Adiyaman.

Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter në një thellësi prej 10 kilometrash nëntokë. Ministri turk i Shëndetësisë konfirmoi se nga 39 të plagosurit, 35 u dërguan në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga tërmeti janë shkaktuar edhe shumë dëme materiale. Shkollat fillore dhe gjimnazet u mbyllën në këtë provincë për shkak të lëkundjeve sizmike. Pas tërmetit 5.2 ballë, pati edhe disa mikrotërmete të tjera, por pa pasoja. /

tvklan.al