Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë tronditi provincën Papua në Indonezinë Lindore duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Tërmeti ra mbrëmjen e së premtes, me epiqendër në Juglindje të Manokwarit. Autoritetet kanë raportuar se në fillim tërmeti ka qenë me magnitudë 6.1 ballë për disa sekonda.

Fatmirësisht nga lëkundjet nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Ky tërmet vjen një javë, pasi një cunam u mori jetën 429 personave dhe numri i të plagosurve është rreth 1500./tvklan.al