Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm prej 7.5 ballë që goditi pjesën qëndrore të Papua New Guinea.

Forcat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar nën rrënoja të shembura për të gjetur persona të mbijetuar. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. Rreth 300 persona të tjerë raportohet të kenë mbetur të plagosur nga shembja e ndërtesave, sipas mediave botërore. Qeveria ka ngritur një ekip të posaçëm ushtarak që do vlerësojë shkallën e dëmeve në zonat e goditura nga lëkundjet sizmike.

Observatori Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 90 kilometra në jug të Porgkera, në krahinën Enga, në një thellësi prej 35 kilometra. Pavarësisht forcës së madhe goditëse të tërmetit, autoritetet nuk kanë nxjerrë paralajmërim për cunami. /

tvklan.al