Një tërmet i fortë ka goditur Meksikën mbrëmë, duke tronditur kryeqytetin dhe zona të tjera përreth.

Sipas Shërbimit meksikan të Sizmiologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 7.1 dhe me epiqendër në Acapulco.

Lëkundjet sizmike u ndjenë deri në kryeqytet Mexico. Një person është raportuar të ketë humbur jetën.

Shumë ndërtesa janë plasaritur dhe kanë pësuar dëmtime, e ndërsa shtyllat e tensionit dhe ndriçimit në rrugë janë rrëzuar.

Pas tërmetit të fortë, shërbimi sizmiologjik regjistroi 92 tërmete të tjerë më të vegjël në orët e mëvonshme.

Në epiqendrën e tërmetit, pati shkëputje të energjisë elektrike dhe të telefonave. 1.6 milionë qytetarë mbetën pa energji elektrike në Mexico, Guerrero, Oaxana dhe Morelos.

Autoritetet shëndetësore konfirmuan se nga lëkundjet e forta sizmike ka humbur jetën 1 person ndërsa nuk ka pasur të lënduar dhe asnjë të shtruar në spital. /tvklan.al