Një tërmet i fuqishëm goditi Alaskën mbrëmjen e së premtes, duke shkaktuar panik te njerëzit, por fatmirësisht asnjë viktimë. Këto janë pasojat që la tërmeti në rrugët e shtetit veri-perëndimor amerikan.

Mediat sociale kanë regjistruar skena paniku të njerëzve që ndodheshin në zyra. Shumë prej tyre gjetën strehë nën tavolina, ose në rrugë. Gjithçka lëvizte rreth meje, rrëfen një banor për mediat amerikane.

Bëhet fjalë për tërmetin më të fuqishëm prej më shumë se 30 vjetësh në Shtete e Bashkuara. Lëkundjet ishin të një magnitudë 7, me një thellësi mbi 40 kilometra njoftuan autoritetet amerikane.

Tv Klan