Një tërmet i fortë 6.6 ballë ka goditur ishujt Filipine mëngjesin e sotëm. Fatkeqësisht nga ky tërmet ka vdekur një person si dhe janë dëmtuar disa ndërtesa, përfshirë një spital dhe një kompleks sportiv që është përdorur si një qendër karantine për të sëmurët me Covid-19.

Tërmeti e pati epiqendrën në rajonin Samar në një thellësi prej 30 kilometrash tha Qendra Sizmologjike Evropiane.

Agjencia e Sizmologjisë në Filipine tha që nuk ekziston rreziku i një cunami, por paralajmëroi për pasoja  te tjera. Ishujt Filipine janë goditur nga rreth 20 stuhi çdo vit, duke i bërë ato një nga zonat më të prirura për katastrofa në botë.

Klan Plus