Lëkundje të forta sizmike janë regjistruar në ishullin Karpathos në Greqi. Sipas të dhënave sizmiologjike nga Instituti i Gjeodezisë, tërmeti ka qenë 4.8 ballë i shkallës Rihter.

Lëkundjet sizmike u regjistruan 71 kilometra në pjesën lindore të ishullit në një thellësi prej 5 kilometra nën tokë. Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar dhe dëme materiale.

Për vizitë në ishullin Karpathos ndodhet Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili po qëndron që prej ditës së djeshme. Mitsotakis u shpall “Qytetar Nderi” i ishullit dhe do të qëndrojë deri të dielën. /tvklan.al