Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Turqi.

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë në det, por lëkundjet u ndjenë më së shumti në Marmaris, por edhe në zonat e tjera përreth. Mediat turke nuk raportojnë për të lënduar apo për dëme materiale.

Megjithatë, ekipet e emergjencës dolën në terren për të inspektuar nga afër nëse ka pasur dëmtime nga lëkundjet sizmike.

Kujtojmë se pak ditë më parë një tjetër tërmet i fuqishëm goditi Turqinë, fatmirësisht pa të lënduar. /tvklan.al