Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 goditi qytetin Denizli në perëndim të Turqisë mëngjesin e sotëm. Sipas autoriteteve vendase, tërmeti ra në një thellësi prej 11.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet sizmike u pasuan nga dy goditje të tjera, të cilat u regjistruan me magnitudë 4.8 dhe 4.5. Tërmeti u ndje edhe në qytetet fqinje, Izmir dhe Antalia. Nga lëkundjet nuk ka raportime për persona të lënduar.

Kryetari i Bashkisë së Denizli, tha për një televizion turk se disa banesa janë dëmtuar.

“Nuk ka humbje të jetës apo të lënduar. Ka njoftime se disa shtëpi prej druri janë dëmtuar”

, u shpreh ai. /

tvklan.al