Lëkundje të forta janë ndjerë sot në qytetin e Lezhës dhe në Durrës. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik mes Lezhës dhe Durrës.

Nga të dhënat paraprake rezultonte se tërmeti ishte me një magnitudë 4.2 të shkallë Rihter, por sipas Instituti të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti ka qenë me një magnitudë 3.6 të shkallës Rihter dhe ka pasur një thellësi 11 kilometra.

Nga raportimet e deritanishme, mësohet se lëkundja ka zgjatur disa sekonda dhe ka shkaktuar panik tek banorët. Shumë qytetarë në Lezhë kanë lënë banesat dhe do ta kalojnë natën jashtë.

Ndërkohë nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar për shkak të lëkundjeve.

Frika nga tërmeti, pushuesit largohen nga Lezha. Banorët braktisin banesat

Disa pushues janë frikësuar nga tërmeti që lëkundi mbrëmjen e sotme Lezhën. Gazetarja Vera Deda raporton se disa pushues nga Kosova kanë marrë valixhet dhe kanë vendosur të largohen.

Siç shihet dhe nga pamjet, disa familje nga Kosova janë shprehur se ndihen të frikësuar dhe kanë ndërprerë pushimet.

Po ashtu dhe banorët e tjerë kanë lë banesat dhe po largohen nga qyteti ku ka godina të larta. Shumë prej tyre kanë marrë makinat për t’u larguar në zona të tjera.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë sot rreth orës 22:00 dhe është ndjerë në disa qytete në vend./tvklan.al