Një tërmet masiv me magnitudë 6.2 goditi të enjten ishullin jugor të Mindanaos në Filipine.

Sipas

Daily Mail

, tërmeti goditi në një thellësi prej 61 km në orën 11:30 sipas orës lokale. Banorët e tronditur ndjenë lëkundjet në qytetin Davao.

Nuk ka ende raportime për viktima ose dëme të shkaktuara nga tërmeti.

Lëkundjet vijnë pas disa tërmetesh që kanë goditur Zelandën e Re, duke shkaktuar frikën e një cunami shkatërrimtar./tvklan.al