Një tërmet i fuqishëm ka goditur Indonezinë, duke shkaktuar panik të banorët.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 6.2 dhe lëkundjet kanë qenë aq të forta sa u ndjenë deri në Singapor dhe Kuala Lumpur.

Tërmeti ka rënë në një thellësi 10 km, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar dhe dëmtime serioze.

Indonezia goditet vazhdimisht nga tërmete dhe shpesheherë është rrezikuar edhe nga cunami. Një banor tha se lëkundjet sizmike ishin aq të fuqishme saqë e zgjuan nga gjumi. /

tvklan.al