Peruja u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter. Deri më tani raportohet për 2 viktima, dhjetëra të plagosur dhe 17 të zhdukur.

Lëkundjet e tërmetit shkatërruan dhjetëra ndërtesa, kryesisht në rajonin jugor Arekipa.

Në shumë zona pati ndërprerje të energjisë elektrike. Epiqendra e tërmetit u regjistrua në Oqeanin Paqësor, rreth 40 km larg brigjeve jugore peruane.

Peruja ndodhet në Unazën e Zjarrit, një zonë në Oqeanin Paqësor, i prirur për tërmetet dhe shpërthimet vullkanike.

/tvklan.al