Një tërmet i fortë ka goditur këtë të mërkurë Kilin Verior. Referuar mediave vendase, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8 i shkallës rihter, ndërsa epiqendra ishte në rajonin e e Antofagastës.

Deri më tani për fat të mirë nuk raportohet për viktima por vetëm dëme materiale.

Pamjet nga momenti i lëkundjeve janë xhiruar në disa ndërtesa, e më pas janë ndarë në rrjetet sociale.

Qeveria rajonale e Antofagastës tha se qyteti i Toconao dhe lagja Ayllu de Solor në qytetin e San Pedro de Atacama, pas tërmetit kishin mbetur pa energji elektrike.

Kili shpesh goditet nga tërmete të fuqishme, pasi në brigjet e tij është vendi ku pllaka tektonike Nazca takon pllakën tektonike të Amerikës së Jugut.

Në vitin 2018, Kili u godit nga 8,000 tërmete në vetëm 12 muaj, megjithëse shumica prej tyre ishin shumë të vogla për t’u ndjerë. /tvklan.al