Një tërmet me madhësi 5.3 i shkallës Rihter goditi provincën Elazıg të Turqisë mëngjesin e kësaj të diele.  Mediat turke raportojnë se deri tani nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale.

Ekspertët kanë bërë me dije se tërmeti në Elazıg u shkaktua nga zhvendosja e pllakës tektonike, e cila ka shkaktuar lekundje të fuqishme dhe pak muaj më parë.

Elazig është një qytet i vendosur në një rajon sizmik shumë aktiv, pasi dhe në fillim të këtij vitit një tërmet i fortë me madhësi 6.8 Rihter shkaktoi disa viktima.

Të paktën 41 njerëz u vranë dhe 1,607 të tjerë u plagosën pasi tërmeti i 24 Janarit.

Turqia është ndër vendet më aktive sizmike në botë pasi është vendosur në disa linja aktive të pllakave tektonike.