Një tërmet i fuqishëm ka rënë në Bali në Indonezi.

Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.0 ballë dhe ka shkaktuar panik të madh tek njerëzit.

Nga informacionet paraprake nuk dihet ende nëse ka viktima, apo dëme materiale.

Dy javë më parë, Indonezia, më konkretisht qytetet Palu dhe Dongala u shndërruan në varre masive si pasojë e tërmetit dhe Cunamit që gjunjëzoi mbarë vendin. Bilanci i viktimave arriti në 2000 persona dhe mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.

/tvklan.al