Një tërmet i fuqishëm tronditi Venezuelën Veriore të martën në mbrëmje. Raportet paraprake nga shërbimi sizmologjik tregojnë se tërmeti ka qenë më magnitudë 7,3 ballë.

Lëkundjet e tërmetit u regjistruan në qytetin bregdetar të Irapës, ku shumë ndërtesa u shkatërruan.

Epiqendra e tij ishte 20 kilometra në Veri-Perëndim të Yaguaraparos. Deri më tani nuk ka raportime për persona të vdekur, por vetëm dëme materiale

.

/tvklan.al