Qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ka godi pjesën perëndimore të Nepalit duke u marrë jetën të paktën 150 personave. Qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Autoritetet lokale bënë të ditur se dy tërmete të tjera goditën vendin duke shembur ndërtesa dhe duke shkatërruar infrastrukturën.

Zyrtarët u shprehën se numri i të vdekurve mund të rritet pasi tërmeti ka goditur një zonë malore ku komunikimi është i vështirë. Zona ka një popullsi prej 190 banorësh.

Kërkim-shpëtimi i njerëzve që kanë mbetur të bllokuar vijon, ndërsa autoritetet janë angazhuar në pastrimin e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut për të arritur në zonat e prekura.

Kryeministri i vendit urdhëroi agjencitë e sigurisë të nisin operacionet e menjëhershme të shpëtimit dhe shpërndarjen e ndihmave për banorët.

Tërmeti më vdekjeprurës në Nepal është ai i vitit 2015, kur rreth 9,000 njerëz u vranë në dy tërmete që goditën vendin. Qytete të tëra, tempuj shekullorë dhe vende të tjera historike u shndërruan në gërmadha atëherë, me më shumë se një milion shtëpi të shkatërruara, me një kosto dëmi prej 6 miliardë dollarësh.

Tv Klan