Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë paraditen e kësaj të hëne.

Sipas të dhënave të para sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1.

Epiqendra e lëkundjeve sizmike ishte ishulli Hydra në një thellësi 90 kilometra nëntokë. Lëkundjet nga tërmeti i fortë u ndjenë deri në kryeqytetin grek, Athinë.

Deri tani, mediat greke nuk raportojnë për persona të lënduar apo për dëme materiale. /tvklan.al