Tërmet i fuqishëm godet Turqinë dhe Greqinë, rrëzohen ndërtesa



Tërmet i fuqishëm godet Turqinë dhe Greqinë, rrëzohen ndërtesa

13:15 30/10/2020

Një tërmet i fuqishëm me mangnitudë 7 të shkallës rihter ka goditur ishullin grek Samos, i cili është shumë afër Turqisë.

Lëkundjes sizmike kanë qenë shumë të fuqishme, pasi në Izmir janë rrëzuar disa dhjetëra godina shumëkatëshe dhe dëmet janë të pallogaritshme. Ndërkohë mësohet se lëkundjet janë ndjerë dhe në shumë qytete turke si në Bursa, Stamboll, Izmir, Denizli dhe Çanakkale.

Edhe pse epiqendra ka qenë në ishullin grek në kufi me Turqinë, mësohet se tronditjet janë ndjerë dhe në shumë qytete të tjera në Greqi, por ende nuk është njoftuar për dëme.

Deri tani mësohet se dëmet materiale janë të shumta në Turqi, ku qyteti më i goditur është Izmiri, por ende nuk ka raportime për viktima apo të lënduar.

Dhjetëra qytetarë kanë publikuar pamje nga shkatërrimet e tërmetit dhe shihen pallatet që janë shkatërruar plotësisht./tvklan.al







Të ngjashme