Tërmet i fuqishëm në ishullin e Hawaiit

Tërmet i fuqishëm në ishullin e Hawaiit

15:25 14/04/2019

Një tërmet i fuqishëm 5.3 ballë ka goditur pjesën perëndimore të ishullit të madh të Hawaii. Autoriteti i shërbimit sizmologjik ka përjashtuar alarmin për një cunam të mundshëm.

Mësohet se epiqendra e tërmetit është regjistruar 24 kilometra në jug-perëndim të Kailua-Kona, në një thellësi 16 kilometra.

Por nuk kanë munguar dhe tronditja e banorëve të zonës të cilët kanë telefonuar shërbimet emergjente. Fatmirësisht tërmeti nuk ka shkaktuar viktima.

/tvklan.al

 

 

Të ngjashme
UKT