Një tërmet i fuqishëm ka goditur jugun e Zelandës së Re.

Shërbimi gjeologjik amerikan njoftoi se tërmeti me magnitudë 7.4 ballë goditi vendin pak pas mesnate, rreth 95 km nga Christchurch.

Ky qytet ende nuk është shëruar nga tërmeti i vitit 2011 që vrau 185 njerëz dhe shkatërroi qendrën e qytetit.

_51369389_ring_of_fire

Zelanda e Re shtrihet në unazën famëkeqe të zjarreve, vijës së tërmeteve të shpeshta dhe shpërthimeve vullkanike.

Nga tërmeti i fundit nuk raportohen viktima apo të plagosur përveç dëmeve materiale.

Gazeta Herald tha se lëkundja është ndjerë gjatë gjithë rrugës për Wellington, ku njerëzit kishin lënë banesat dhe kishin vërshuar në rrugë të frikësuar.

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi ishullin e veriut në Shtator, duke paralajmëruar rrezikun e cunamit. Ky tërmet shkatërroi shumë banesa por nuk pati viktima në njerëz./tvklan.al