Një tërmet me magnitudë 4.2 ka tronditur mëngjesin e sotëm Jugun e Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bëhet me dije se mangnituda ka qenë 4.2 e shkallës Rihter.

Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Himarës. Thellësia ka qenë 18 kilometër nën tokë dhe lëkundjet janë ndjerë dhe në zonat përreth.

Po ashtu mësohet se më herët ka pasur dhe një lëkundje tjetër e cila ka qenë me mangitudë 2.2. të shkallës Rihter.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se nuk ka dëme materiale. /tvklan.al