Tërmet i fuqishëm trondit Guinenë, paralajmërohet cunam


Tërmet i fuqishëm trondit Guinenë, paralajmërohet cunam

09:50 17/07/2020

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 të shkallës rihter tronditi brigjet e Papua Guinesë së Re. Menjëherë më pas autoritet kanë paralajmëruar rrezikun një cunam të mundshëm.

Qendra e Paralajmërimit të cunamit të Paqësorit të ShBA gjithashtu lëshoi ​​një paralajmërim për valët sizmike “të rrezikshme”.

Instituti Gjeodezik i SHBA-së, USGS, më herët kishte vlerësuar se lëkundjet ishin edhe më të forta, që shkonin në 7.3 të shkallës rihter.

Epiqendra ishte e vendosur rreth 18 kilometra në lindje-juglindje të qytetit të vogël Ëoë, Papua Guinea e Re, dhe thellësia ishte 85.2 kilometra, sipas USGS. Lëkundjet është regjistruar në orën 12:50 me kohën lokale. Nuk raportohet për dëme të rënda. /tvklan.al



Të ngjashme