Nuk ka të lënduar dhe dëme materiale

Një tërmet me magnitudë 3.5 ka goditur gjatë natës qarkun e Elbasanit, epiqendra e të cilit ka qenë pranë Cërrikut.

Lëkundja është regjistruar në orën 01:40, kur të gjithë kanë qenë në gjumë.

Goditja është ndjerë nga Elbasani deri në Berat dhe Tiranë. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.

Tv Klan