Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 të shkallës rihter është ndjerë sot në mesditë në detin Adriatik.

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane e Tërmeteve, bëhet me dije se epiqendra ka qenë jo shumë larg nga qyteti i barit.

Po ashtu bëhet me dije se lëkundjet kanë qenë në një thellësi të madhe rreth 60 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë në Bari, Santgiovanni, Napoli dhe Pescara. Deri tani nuk raportohet për dëme./tvklan.al