Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter tronditi në orët e para të mëngjesit Iranin.

Mediat vendase flasin për mbi 600 të plagosur nga shembjet dhe dëmtimet e disa ndërtesave.

Dëmet më të madha janë regjistruar në qytetin perëndimor Kermanshah, pranë të cilit u regjistrua edhe epiqendra e tërmetit.

Lëkundjet e forta të shoqëruara edhe nga tërmete me magnitudë më të ulët, u ndjenë edhe në lindje të Irakut.

Lëkundjet nisën rreth orës 2 të mëngjesit, duke detyruar banorët të braktisin shtëpitë.

Tv Klan