Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter tronditi këtë të premte pjesën lindore të Turqisë.

Lëkundjet e forta u ndjenë në orën 20:55, me orën lokale. Epiqendra e tërmetit ishte në Elazig, megjithatë ai mësohet u ndje në disa qytete të Turqisë.

Paraprakisht nuk dihet nëse ka njerëz të lënduar, apo viktima. Në rrjete sociale qytetarët postuan pamje të ndërtesave të shembura. Lëkundjet e forta shkaktuan frikë tek banorët, të cilët vërshuan në rrugë. /tvklan.al