Një tërmet ka goditur aeroportin e Gatwick në Londër dhe qytete të tjera të Anglisë. Pasagjerët në aeroport raportuan se ndjenë lëkundje të tokës.

Sipas Shërbimit Gjeologjik Britanik, tërmeti ishte me magnitudë 3. Mediat angleze nuk kanë raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar. Qytetarë të tjerë thanë se kanë dëgjuar “dy shpërthime të mëdha”.

Disa banorë dolën të frikësuar nga shtëpitë e tyre. Autoritetet deklaruan se kanë marrë raportime për tërmet edhe në Dorking, Horley, Surrey, Horsham, Charlwood dhe Newdigate.

/tvklan.al