Lëkundje sizmike janë regjistruar në detin Jon mëngjesin e sotëm, pranë brigjeve të Greqisë. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës Rihter. Lëkundjet sizmike janë ndjerë në ishullin e Zakynthos.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 10 kilometra në thellësinë e detit Jon. Nga lëkundjet nuk ka raportime për persona të lënduar, dhe as për dëme materiale.

Muajt e fundit, tërmetet me epiqendër në detin Jon kanë qenë të shpeshta dhe janë ndjerë kryesisht në vendin fqinj. Fatmirësisht, në asnjë rast nuk ka patur të lënduar. /

tvklan.al