Greqia vazhdon të goditet nga tërmete të njëpasnjëshme. Një tërmet ka goditur sot ishullin e Kretës.

Sipas të dhënave sizmiologjike, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det në pjesën jugore të ishullit në një thellësi prej 75 kilometra nën tokë.

Nga lëkundjet sizmike nuk ka raportime për persona të lënduar dhe as për dëme materiale. /tvklan.al