Jugu i Shqipërisë është goditur pasditen e sotme nga lëkundjet sizmike. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka rënë në detin Jon në një thellësi 2 kilometër.

Lëkundjet janë ndjerë në Borsh dhe në Sarandë, ndërsa forca goditëse ka qenë 2.9 ballë.

Nga tërmeti nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Lëkundjet sizmike u ndjenë edhe në shtetin fqinj, Greqinë. /

tvklan.al