Tërmet në Shqipëri


Tërmet në Shqipëri

22:50 14/01/2022

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së premtes në Shqipëri. Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë në zonën e Fushë-Arrëzit në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë.

Nga tërmeti nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Kosovë. /tvklan.al








Të ngjashme