Një tërmet me magnitudë 3.9 ka tronditur pasditen e së mërkurës Elbasanin.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, epiqendra e tërmetit ishte në Gurshpatë, 16 kilometër nga Elbasani.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 6 kilometrash, në orën 17:09.

Qendra Sizmologjike Europiano – Mesdhetare tha se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Maqedoni. /tvklan.al