Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur sërish mbështetjen për Shqipërinë pas viktimave dhe dëme që ka shkaktuar tërmeti në zonën e Durrësit dhe Tiranës.

Në një postim në Facebook, ambasada amerikane ka shprehur keqardhjen për viktimat nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Reagimi i ambasadës së SHBA:

Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat, Shqipërisë. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë. /tvklan.al