Megjithëse ishte ftuar tek “Rudina” për të folur për konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria 2020”, regjisori Petri Bozo nuk u shpëtoi pyetjeve në lidhje me tërmetet dhe këshillat që i ka dhënë nëna e tij, inxhinieria Luljeta Bozo.

Shqipëria është tronditur nga lëkundje relativisht të forta orët e para të mëngjesit dhe pasditen e së hënës.

Rudina: Cila është këshilla që të ka dhënë mamaja jote ty, në lidhje me tërmetet. Ty personalisht, si nëna birit? Çfarë mund të të ketë thënë diçka të veçantë?

Petri Bozo: E para iher Lulja më ka thënë se duhet të jesh gjakftohtë në momentin në momentin e parë, duhet të ruash gjakftohtësinë absolutisht duhet të gjesh vendet më të sigurta që akoma mbajnë gjatë lëkundjeve, të cilat janë poshtë arkitrarëve, poshtë dyerve ose poshtë ndonjë tavoline, të fortë, jo qelqi.  Kështu që kjo është, paniku është i tmerrshëm. Duhet patjetër që të jesh shumë gjakftohtë.

Rudina: E vërtetë. Të ka ndodhur ndonjëherë që të jesh me të, pranë saj në momentin që ka pasur ndonjë lëkundje?

Petri Bozo: Jo.

Rudina: Se ndoshta… mua nuk e di pse, ajo është një grua që të jep aq qetësi dhe siguri, sa them që kur e ke atë pranë, nuk të bën gjë tërmeti.

Petri Bozo: Kur kam hyrë në atë shtëpi që jam, përpara se të paguaja paratë tek shitësi, Lulja më tha prit ta shohim iher, ta kontrollojmë me një sondë dhe futi një sondë tek kolonat poshtë, tek baziket, i çoi provat në laborator dhe tha tani mund të futesh, është i sigurt.

Rudina: Ja çfarë do të thotë ta kesh mamanë inxhiniere ndërtimi. Ja kështu po, ta kemi parasysh./tvklan.al