Tërmetet godasin Maqedoninë e Veriut



Tërmetet godasin Maqedoninë e Veriut

19:55 11/11/2020

Sizmologët: Shqipëria nuk rrezikon nga ky aktivitet

2 lëkundje të forta sizmike goditën Maqedoninë e Veriut përgjatë ditës së mërkurë. Tërmetet me magnitudë 5 dhe 5.1 të shkallës Riter u regjistruan në orën 04:54 të mëngjesit dhe 15:25 të pasdites.

Epiqendra e tyre ishte Gostivari, rreth 26 kilometra larg kufirit shqiptar, të cilat shkaktuan dëme në disa shtëpi, por pa pasoja në jetë njerëzish. Për disa orë u bllokua edhe rruga që lidh Dibrën me Mavrovën për shkak të rrëshqitjes së një masivi shkëmbor.

Sizmologu Rexhep Koçi thotë se goditjet janë pasojë e aktivitetit të pllakës euroaziatike.

Kjo pjesë e pllakës euroaziatike është shumë aktive dhe ka qenë shumë aktive kohët e fundit, duke filluar nga territori turk, grek, deti Egje, tek ne. Tani është aktivizuar me një zonë pak më në brendësi të Ballkanit”.

Lëkundjet sizmike u ndjenë edhe në zonën verilindore dhe atë qendrore të Shqipërisë, përfshi Tiranën dhe Durrësin, duke përkujtuar tek qytetarët ngjarjet e vjeshtës së vitit të shkuar. Po sa e rrezikuar është vendi ynë kjo ky aktivitet sizmik?

“Skenari i ndërtimit tektonik është pak më ndryshe sesa territori ynë, ndaj ne nuk presim ndonjë rrezik prej këtyre ngjarjeve që janë të aktivizuara në territorin maqedonas. Por aktiviteti sizmik mund të shtrihet në vendit tonë”.

Edhe Instituti i Gjeoshkencës në Shqipëri po bën monitorimin e vazhdueshëm të këtyre ngjarjeve sizmike në vendin fqinj.

Tv Klan







Të ngjashme