Raportohet për 4 viktima dhe dëme të shumta materiale

Shkatërrime dhe panik në Filipine nga një lëkundje e fortë tërmeti e mangitudës 6.8 i shkallës Rihter që goditi Mindanaon, ishullin më të madh të arkipelagut i shoqëruar edhe nga disa paslëkundje me magnitudë mbi 5. Deri më tani flitet për 4 viktima e disa të plagosur.

Këto pamje janë xhiruar në qytetin Davao, ku u regjistrua edhe epiqendra, në një thellësi prej 30 kilometrash. Mijëra njerëz u dyndën rrugëve për të shpëtuar nga rreziku i shembjes së ndërtesave.

Lëkundjet ishin aq të forta sa këputën telat e shtyllave elektrike. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe momentet kur lëkundjet shkaktojnë valë të fuqishme uji edhe në pishina.

Në Tetor, Filipinet u goditën nga 3 tërmete të mangitudave 6 të shkallës Rihter, duke i marrë jetën 5 personave. Vendi është pjesë e zonës më aktive sizmike të botës të njohur ndryshe si “Unaza e zjarrtë” ku bën pjesë edhe Japonia.

Tv Klan