Të paktën 20 xhihadistë raportohet se janë arratisur nga një burg në Siri, pas tërmetit vdekjeprurës të mëngjesit të së hënës. Sipas asaj që shkruan BBC, të burgosurit u arratisën pasi tërmeti dëmtoi ndërtesën e vuajtjes së dënimit.

Burgu ndodhet në qytetin e Rajo, pranë kufirit më Turqinë. Në të vuanin dënimin rreth 2 mijë persona, prej të cilëve 1,300 të dyshuar si luftëtarë të të ashtuquajturit Shteti Islamik. Në këtë burg ndodhen po ashtu luftëtarë të forcave të drejtuara nga kurdët.

Tërmeti me magnitudë 7.8, që u pasua nga qindra pasgoditje, shkaktoi dëme në burgun në fjalë, duke çarë muret e dyert. Kaq mjaftoi për të burgosurit që të merrnin kontrollin e disa pjesëve të burgut, ndërsa të paktën 20 prej tyre arritën që të largoheshin./tvklan.al