“Dialog politik për Reformën Zgjedhore sipas paketës së Shtatorit”

Pas një takimi që zhvilloi me Ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio të cilin e falenderoi për gadishmërinë e dhënë pas tërmetit të 26 Nëntorit, Lulzim Basha refuzoi sërish të ulet në një tryezë të përbashkët me Kryeministrin Rama. Kapërcimi i krizës humanitare për kryedemokratin është detyrë dhe përgjegjësi e qeverisë.

Teksa ftesave të Kryeministrit për situatën pas tërmetit i jep përgjigje refuzuese, me Edi Ramën thotë se është i gatshëm të ulet vetëm për Reformën Zgjedhore sipas propozimeve të bëra nga opozita në muajin Shtator.

Kriza politike në vend ishte edhe në fokus të bisedës që Basha tha se kishte patur me Ministrin e Jashtëm Italian, të cilin e kishte falenderuar për avokatinë që i bënë Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Tv Klan