Hysenlliu: Verifikuam 23 mijë objekte në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Instituti i Ndërtimit brenda kësaj jave mbyll akt konstatimet për të gjitha objektet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit për qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.

“Deri tani Instituti i Ndërtimit ka nxjerrë akt konstatime që janë rreth 23 mijë, që kanë të bëjnë me përcaktimet se këto godina janë ose jo të banueshme në momentin fillestar.  Ne do të nxjerrim në fund të këtij procesi që do të jetë fundi i javës, sesa do të jetë vlera në të gjithë zonat që janë prekur nga tërmeti”, shprehet Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu.

Por kur do të kemi një raport përfundimtar se sa objekte do shemben dhe sa do riparohen?

“Grupet po vazhdojnë. Janë një grup ekspertësh që janë përzgjedhur si më të mirët në Shqipëri, të cilët po vlerësojnë se cilat godina janë për t’u riparuar dhe cilat jo”, shton Hysenlliu.

Pas nxjerrjes së raporteve përfundimtare do të nisë puna edhe për riparimin e dëmeve të lehta në pallate dhe shtëpitë private.

Tv Klan