Një tërmet 4.2  ballë goditi sot rajonin e Molise në Itali. Sipas Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkaneve, tërmeti u regjistrua në orën 11:48 me epiqendër Acquaviva Collecroce në një thellësi prej 31 kilometra nëntokë.

Qytetarët dolën nga shtëpitë të frikësuar sapo ndjenë lëkundjet sizmike.

Autoritetet italiane thonë se deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

/tvklan.al