Dëme në disa ndërtesa, mbyllen shkollat

Çarje si kjo në kishën e qytezës së Mugello shkaktuan lëkundjet e shumta të tërmetit që goditën gjatë natës zonën përreth Firences në Itali.

Lëkundja më e fortë ishte ajo me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, e regjistruar rreth orës 4 e gjysmë të mëngjesit të kësaj të hëne, me epiqendër 30 kilometra në veri të Firences.

Autoritetet thanë se nuk pati të plagosur përveçse dëme të lehta materiale, si krisje të mureve, apo dëme të tjera.

Ajo e orës 4 e gjysmë ishte lëkundja më e fortë e shënuar, që shkaktoi panik tek banorët të cilët u dyndën rrugëve.

Qarkullimi hekurudhor u pezullua për disa orë duke shkaktuar radhë të gjata nëpër stacione. Për këtë të hënë, shkollat dhe disa institucione publike janë mbyllur.

Lëkundjet e tokës nisën në orën 20:38 të së dielës, kur u regjistrua një tërmet me magnitudë 2.6 të shkallës Rihter. 36 lëkundje në total janë regjisturar deri më tani.

E njëjta epiqendër ka shkaktuar lëkundje të forta 100 vite më parë me mangitudë 5, kur humbën jetën 40 persona.

Tv Klan