Akuzohej për shpërdorim detyre

Gjykata e Durrësit liroi nga paraburgimi drejtorin e Kavalishencës, Ahmet Doda. Ky i fundit u arrestua pas tërmetit katastrofik të 26 Nëntorit, pasi nga shembja e ndërtesës së Kovalishencës humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Doda kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” në dy gjykata, në atë të Shkallës se Parë, por edhe në Apel. Kërkesa e 52-vjeçarit Doda u pranua nga gjykatësi Paulin Cera.

Gjykata e ka argumentuar zëvendësimin e masës së sigurisë me probleme shëndetësore të Ahmet Dodes, i cili pas arrestimit u shtrua në spitalin e burgut me shqetësime kardiake.

Doda akuzohej për “Shpërdorim detyre”. Për 9 personat e tjerë të arrestuar pas tërmetit të 26 Nëntorit nuk ka ndryshim të masës së sigurisë.

Tv Klan