Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ndodhet në një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij Rama nuk kurseu edhe vlerësimet për kryebashkiaken e këtij qyteti për të cilën tha se ka bërë një punë mjaft të mirë, teksa përmendi edhe faktin se ajo ka ardhur në drejtimin e kësaj bashkie në një kohë jo të mirë për vendin.

Rama u shpreh se nëse në pushtet nuk do të ishte Partia Socialiste njerëzit nuk do të kishin marrë shtëpi të reja pas tërmetit të 26 Nëntorit.

 “Faktikisht Ani është një kryetare bashkie që e krijoi tërmeti, doli nga tërmeti, doli nga tërmeti,. Tërmeti  ishte katastrofë e madhe, e përjetuat vetë, fizikisht, por edhe ankthin e jo vetëm një nate dhe shqetësimin e jashtëzakonshme për ato pamje e familje që ngelën pa shtëpi. Ani u gjend aty në bashki, mori detyrën, me shumë qetësi, se është edhe shumë e qetë. Nuk e di a do e shoh ndonjëherë nëse do nxehet! Dhe filluam pak e nga pak, u rindërtua, u bënë shtëpi të reja, u hapën dyert e apartamenteve të restauruara. Faktikisht sot kemi edhe disa ende, por ama jemi të lehtësuar se është krejt gjithçka e re, lagje e re, jemi duke punuar për të tjerat, që të jetë lagje rezidenciale shumë e bukur për Durrësin e ri.

Dëgjoja një nga ata çyrykët që thoshte çudi me këta socialistët, prapë do e marrin mandatin, si do e marrin dhe më duket se do e marrin prapë! Krijon Edi Rama thoshte përalla. Dhe prapë e fituan, fituan luftrat, tërmetin, kovidin etj., thoshte ky çyryku tani. Në fakt pot ë kthehesh dhe të mendosh që nëse do të ishte këneta në qeveri, harrojeni se do merrnin shtëpi të reja. Nëse nuk do ishim ne, do ishte këneta me bufin, pa spital, pa asnjë pavion spitali, imagjinoni çfarë do bëhej me covidin.

Ne nuk dolëm në luftë me Rusinë, por çfarë ndodhi atje ku u godit rëndë sistemi i furnizimit me energji, ne bëmë atë që jo vetëm nuk e rritëm 1 qindarkë, por e kapërcyem atë krizë, por jemi edhe i vetmi vend në rajon, se Europa ka të tjera situata, që kemi ulur çmimin e energjisë me 10.5%”, tha Rama.

Rama ndër të tjera gjatë fjalës së tij është ndalur edhe tek furnizimi me ujë në Durrës për të cilin tha se nga një qytet me probleme të mëdha, tashmë Durrësi është kthyer në një nga qytete që e ka pasur problem ujin. Kryeministri u ndal edhe tek integrimi në BE për të cilën tha se duhet të shfrytëzojmë mundësinë e hapjes së kësaj dere.

“Ndërkohë ja ku është Durrësi i cili sot është një kantier që vijon me projekte. Vetëm sot nga mëngjesi kemi parë 4,5,6 kantiere dhe ka të tjerë plot që do të vazhdojnë dhe siç ju kam premtuar që do ta mbështesim Durrësin dhe po të shikosh shifrat kështu ka ndodhur vërtetë dhe dua ta them këtu sot se Durrësi është një nga qytetet që e ka pasur problem ujin dhe sot ne jemi në bashkinë e Durrësit me nivelin më të mirë të furnizimit me ujë. Çfarë kemi në plan me Anin është vërtetë një transformim që të gjitha së bashku do të formojnë një ansambël që do ta bëjnë Durrësin një portë në Mesdhe.

Sot dua të ndalem tek diçka më e madhe se kjo. Kjo diçkaja e madhe është 11 Maji. Ne kemi qenë së bashku në shumë zgjedhje dhe këto janë zgjedhjet e rradhës, por në një kuptim nuk janë zgjedhje të rradhës, pasi nuk do të jenë si zakonisht. Ne do të bëjmë një takim me historinë tonë sepse fati ynë e ka dashur që ne të gjendemi në vendin e duhur në kohën e duhur në raport me historinë dhe fatin europian të shqiptarëve.

Sot ne kemi mundësinë që ta përmbushim amanetin për një arsye sepse befasisht është përputhur fati, dëshira ynë që të hyjmë në familjen e BE me dëshirën, por edhe vullnetin e tyre. Bashkimi Europian është një shtëpi e madhe që nuk e mban derën hapur në çdo moment dhe nuk e hap derën sepse ti ke nevojë, por e hap derën kur ti je gati të hysh në atë shtëpi, por kur ata që janë brenda janë gati të të fusin në atë shtëpi”, theksoi lideri socialist.

Ndër të tjera Rama ka theksuar se: Negociatat me BE janë një marrëveshje mbi një volum letrash që janë më shumë se 250 milion faqesh ku hyn ekonomia, industria, zgogjt, pulat dhe çdo gjë që ka të bëjë me shtetin. Janë 1000 vetë që merren me këtë gjë.

/tvklan.al