“Çdo qindarkë e dhuruar, është e sigurt”

Laçi, Thumana dhe Shijaku janë tre zonat e para ku do të nisë procesi i rindërtimit. Në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar, kryeministri Edi Rama deklaroi se janë bërë gati edhe modelet e konfirmuara të banesave individuale.  

 “Kemi përfundimisht zonat e përcaktuara të zhvillimit, një pjesë të konsiderueshme të planeve dhe ndër to kemi planet e avancuara të Laçit, Thumanës dhe të Shijakut, që janë tre zonat, ku rindërtimi do të nisë më shpejt se sa në zonat e tjera, së shpejti. Kemi modelet e konfirmuara të banesave individuale, sipas tipologjive. 

Rama garantoi se të gjitha donacionet në llogarinë shtetërore apo në shoqatat joqeveritare janë të garantuara.

“Janë të garantuara çdo qindarkë”

Ndërsa ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj zbuloi edhe numrin e ndërtesave që do të rindërtohen apo do të shemben.

357 pallate të inspektuara thellësisht, 242 për rikonstruksion, 115 janë për t’u shembur me procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë janë 1523 banesa për t’u shembur. Sa i përket shkollave janë inspektuar 79 teksa 72 janë për rikonstruksion. Shumë shpejt do të kalojmë në fazën e dytë. Po ashtu edhe për qendrat shëndetësore. 10 mijë e 23 ende në çadra ndërsa 12 mijë banorë kanë përfituar bonusin e qirasë”.

Në Komitetit e katërt Kombëtar të Rindërtimit morën pjesë edhe drejtuesit e fondacioneve që mblodhën ndihma për të prekurit nga tërmeti, inxhinier dhe njerëz të biznesit.  

Tv Klan